Tabaku për deklaratat e Ramës: Foli gjatë, por nuk tha thelbin

Tabaku për deklaratat e Ramës: Foli gjatë, por nuk tha thelbin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se shmangu çështjet kryesore që, sipas saj, kanë sjellë protestat qytetare. Tabaku deklaroi se protesta nuk lidhet vetëm me një çështje të vetme, por me një sistem që ajo e cilëson të ndërtuar nga qeveria Rama, duke përmendur ligjet për investimet strategjike dhe ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura. Ajo rikujtoi se në vitin 2024, gjatë kohës që drejtonte Komisionin për Integrimin Europian, kishte ngritur shqetësime së bashku me organizatat mjedisore dhe shoqërinë civile për ndikimin e këtyre ndryshimeve në biodiversitet dhe zonat e mbrojtura. Sipas Tabakut, Bashkimi Europian dhe Parlamenti Europian kishin shprehur rezerva për këto ndërhyrje ligjore, ndërsa ajo akuzoi qeverinë se ka lejuar projekte...