Tabaku: Europa nuk është slogan politik! Integrimi kërkon reforma reale, jo triumfalizëm bosh
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka lëshuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale mbi procesin e integrimit europian, duke deklaruar se pengesa kryesore e Shqipërisë nuk janë standardet e Bashkimit Europian, por korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin. Në një analizë të gjatë mbi situatën aktuale të negociatave, Tabaku shprehet se Shqipëria ndodhet përballë një momenti historik që mund të humbasë nëse procesi vazhdon të trajtohet si propagandë politike. “Integrimi europian nuk fitohet me slogane. Fitohet me reforma, me standarde dhe me institucione që funksionojnë”, shkruan ajo. Deputetja demokrate sulmon edhe mënyrën sesi, sipas saj, qeveria po e trajton procesin e integrimit, duke e kthyer në një betejë propagandistike dhe jo në një plan real transformimi për vendin. “Problemi nuk është ai që kërkon...
Burimi:
javanews.al