SYRI TV/ Rama prezanton shoqërinë ADS, përqëndron tenderat në një dorë

SYRI TV/ Rama prezanton shoqërinë ADS, përqëndron tenderat në një dorë

Në kulmin e skandalit të AKSHI-t, kryeministri Edi Rama prezantoi krijimin e kompanisë shtetërore Albania Digital Solution, një mekanizëm i ri që synon të përqendrojë të gjitha fondet në një dorë dhe të kontrollojë çdo tender. Rama ka gjetur një tjetër rrugë për të prokuruar të gjitha kontratat publike të teknologjisë së informacionit, pa iu nënshtruar ligjit të prokurimeve publike. Dhe, ndërsa zyrtarë të AKSHI-t akuzohen për grup të strukturuar kriminal, me qëllim zhvatjen e miliona eurove para publike, Edi Rama sërish u shpreh krenar për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Shoqëria e re shtetërore parashikon dhënien e parave të buxhetit pa tender dhe pa asnjë kufizim ligjor, duke i çuar te privatët.