SYRI TV/ Akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt

SYRI TV/ Akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt

SPAK vlerëson se 23 kërkesat e Ilir Beqajt, përmes të cilave kundërshton akuzën lidhur me dosjen e Sterilizimit, janë të pabazuara në ligj dhe duhet të rrëzohen. Nga ana tjetër, Ilir Beqaj pretendon se prokurorët e SPAK-ut i kanë cenuar të drejtat. Seanca u shty për në datën 11 shtator. Lidhur me dosjen e Sterilizimit, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, akuzohet nga SPAK për veprën penale të "vjedhjes duke shpërdoruar detyrën", kryer në bashkëpunim. Prokuroria e Posaçme vlerësoi se 23 kërkesat e Ilir Beqajt, përmes të cilave kundërshton akuzën lidhur me dosjen e Sterilizimit, por edhe veprimet procedurale të organit hetues, janë të pabazuara në ligj dhe duhet të rrëzohen. Në shumicën e pikave, Edvin Kondili relatoi se pretendimet e të pandehurit kanë marrë përgjigje...