“Sulmon protestuesit, në vend që të japë llogari”, Berisha: Rama të bëjë transparencë për projektin në Zvërnec

“Sulmon protestuesit, në vend që të japë llogari”, Berisha: Rama të bëjë transparencë për projektin në Zvërnec

Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një përpjekje të dëshpëruar për të shmangur përgjegjësitë dhe për të sulmuar qytetarët që prej ditësh po protestojnë kundër qeverisë. Berisha shprehet se Rama e përdori daljen e tij publike jo për të sqaruar skandalet dhe shqetësimet që lidhen me investimin e planifikuar në Zvërnec, por për të kërcënuar, përçmuar dhe sulmuar mijëra qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e tij. Sali Berisha: Edi Rama përdori sot monologun e radhës të tij të së dielës, për të sulmuar, kërcënuar, përçmuar, dhjetëra mijëra qytetarë që prej një jave protestojnë në protestat më të fuqishme kundër Edi Ramës, kërkojnë dorëheqjen e tij, kërkojnë anulimin e vendimeve të...