Sulmi rus në kompleksin ku banonte në Kiev, ambasadori Filo: Ishte shumë i fuqishëm dhe i frikshëm! U përdorën raketa të ndryshme

Sulmi rus në kompleksin ku banonte në Kiev, ambasadori Filo: Ishte shumë i fuqishëm dhe i frikshëm! U përdorën raketa të ndryshme

Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, Ernal Filo, rrëfen për sulmin rus me raketa që preku edhe rezidencën në Kiev ku ai banon. Në një lidhje direkte me Report Tv, ai thotë se në kompleks ai është i vetmi përfaqësues diplomatik dhe se “goditja ishte shumë e fuqishme.” Sulmi nisi rreth orës 10 të mbrëmjes të së shtunës dhe përfundoi rreth orës 06:00 të mëngjesit. Në këto raste, nuk mungojnë sinjalizimet, por Filo shprehet se situata ishte e frikshme. “Patjetër që ka sinjalizime, ne marrim informacione dhe masa. Informacionet vijnë nga burime shumë të besueshme, ne zbresim poshtë për të qenë të sigurt, por këtë radhë ishte vërtet e frikshme. Jam pothuajse pa gjumë fare sepse kam pasur shumë mesazhe solidariteti dhe që më merrnin për...