Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese
Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u kanë mbërritur disa turistëve teksa theksoi se ka ndikuar në 50 biznese. Ai theksoi se është një sulm kibernetik teksa shtoi se autoritet po punojnë për të evidentuar grupin që ka ndërmarrë këtë veprim. Ai ndër të tjera ka shpjeguar edhe mesazhet që u kanë mbërritur disa turistëve nga numra të panjohura. “Materialet që shikoni këtu janë sinjalizime nga sipërmarrës, në rastin tonë në Vlorë, të sinjalizuar dhe mua si përfaqësues i qarkut, dhe evidentohen mesazhe të dërguara ndaj personave, turistëve që kanë rezervuar në hotele në Vlorë. I dërgohet një mesazh në WhatsApp-in e tyre personal nga një kontakt...
Burimi:
javanews.al