“Spanja mbështet integrimin e Shqipërisë në BE”, Peleshi takon kryeparlamentaren spanjolle në Madrid
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi sot (26 maj) një takim në Madrid me kryetaren e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Francina Armengol, ku në qendër të diskutimeve ishin marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe mbështetja e vazhdueshme që Spanja i jep procesit të anëtarësimit të Shqipëria në Bashkimi Europian. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Peleshi bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit parlamentar për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë europian, si edhe mbi aspektet politike dhe teknike të procesit të integrimit. Në fokus të bisedës ishin gjithashtu partneriteti euroatlantik dhe zgjerimi i marrëdhënieve dypalëshe në fusha si ekonomia, investimet, arsimi, kultura, turizmi dhe mbrojtja e mjedisit, si edhe roli i parlamenteve në afrimin...
Burimi:
javanews.al