SPAK sqaron kallëzimin në Itali ndaj Altin Dumanit: Pse u kerkua përjashtimi i ish drejtuesit të SPAK

SPAK sqaron kallëzimin në Itali ndaj Altin Dumanit: Pse u kerkua përjashtimi i ish drejtuesit të SPAK

Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas raportimeve për një kallëzim të bërë në Itali ndaj ish-drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, duke sqaruar kronologjinë e veprimeve procedurale dhe rrethanat e çështjes. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Petrit Çela i është drejtuar drejtuesit të SPAK më 20 maj dhe 18 qershor 2026 me kërkesë për përjashtimin e prokurorit Altin Dumani nga procedimi penal nr. 193/2023, ku të pandehur janë Marjus Lulaj dhe Mario Çela, familjarë të tij. Në mbështetje të kërkesës së tij, Çela ka paraqitur si argument kallëzimin penal të bërë në Itali ndaj Dumanit. SPAK bën me dije se pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit të paraqitur, më 19 qershor 2026 është vendosur mospranimi i saj, pasi është vlerësuar si e pambështetur në ligj dhe prova....