SPAK publikon bilancin, 16 zyrtarë të lartë nën hetim në 6 muaj

SPAK publikon bilancin, 16 zyrtarë të lartë nën hetim në 6 muaj

Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho, ka bërë të ditur se institucioni që ai drejton ka nisur vitin 2026 me 616 procedime aktive në hetim. Gjatë një takimi informues me gazetarët, Braho deklaroi se një pjesë e konsiderueshme e këtyre çështjeve kanë ardhur si rezultat i hetimeve të nisura nga vetë prokurorët e SPAK, dhe jo vetëm nga kallëzime apo referime të jashtme. Sipas tij, më shumë se gjysma e procedimeve aktive janë rezultat i hetimeve proaktive të ndërmarra nga institucioni. Braho bëri gjithashtu të ditur se gjatë gjashtë muajve të fundit janë hetuar 16 zyrtarë të lartë. Kreu i SPAK nuk bëri krahasime me periudhat e mëparshme, por theksoi se volumi i çështjeve në hetim tregon ngarkesën dhe aktivitetin e institucionit gjatë kësaj periudhe. Pjesë...