Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Klodiana Spahiu, nënkryetare e Kuvendit, deklaroi se ka forca të errëta në protestë “që kërkojnë që me simbolin e vdekjes të përçajnë shqiptarët”. “Në 16 vite në politikë kam arritur të kuptoj që ka momente kur dalin forca të errëta, ato që shkatërrojnë pronën e përbashkët, ato që qëllojnë me gurë mbi forcat e policisë, mbi ruajtjen e rendit dhe ato që kërkojnë që me simbolin e vdekjes të përçajnë shqiptarët. Do ta kuptoni shumë mirë se kush është pas tyre”, tha Spahiu në “Off the Record” nga Andrea Danglli, A2CNN. “Pa dyshim që ne kemi dhe shtete me të cilat ju e dini shumë mirë që i kemi prishur marrëdhëniet diplomatike, e dini shumë mirë që na kanë sulmuar në mënyrë të vazhdueshme dhe...