Spahiu: Eurodeputetja Salis të shohë fillimisht “masakrën mjedisore” në Itali, pastaj të japë moral për Zvërnecin
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se eurodeputetja Ilaria Salis, e cila ka depozituar në Parlamentin Europian amendamentet që lidhen me çështjen e Zvërnecit (dhe hodhi akuza ndaj qeverisë shqiptare që investimi do i jepej Ivanka Trump dhe Jared Kushner), duhet të shqetësohet fillimisht për Zonat e Mbrojtura në Itali, ku sipas Spahiut po bëhet ‘masakër mjedisore’. Komentet Spahiu i bëri në një lidhje live për emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, ku tha se Salis nuk ka folur për shkatërrimin e Zonave të Mbrojtura në Pulia dhe Sardegna të Italisë, pasi sipas tij, atje nuk është investitore Ivanka Trump, vajza e Presidentit Donald Trump. “Unë kam parë këtë europarlamentaren Ilaria Salis, këtë europarlamentaren italiane që qenka shumë e shqetësuar për zonat e...
Burimi:
javanews.al