Spahia: Objektivi i PD-së është largimi i Ramës, me të nuk ka zgjedhje të lira
Bardh Spahia, tha se objektivi kryesor dhe më emergjent i Partisë Demokratike është largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe heqja e mundësisë që ai të organizojë zgjedhje, pasi ai ka dhënë prova se i vjedh ato. “Duke kërcënuar komisionerët, duke kërcënuar votuesit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga Policia e Shtetit. Dhe po flasim vetëm për ditën e zgjedhjeve, ato të dukshmet, nuk po flasim për muajin e fushatës elektorale ku demokratët, anëtarët e Partisë Demokratike, votuesit e Partisë Demokratike, janë kërcënuar dhunshëm nga grupet kriminale”, tha Spahia në një intervistë për “Puls” nga Bruna Çifligu në A2 CNN. “Ne shpresojmë të arrijmë të largojmë shkaktarin kryesor, apo koordinatorin kryesor. Objektivi primar mbetet që vendi të administrohet nga një qeveri teknike. Ky është objektivi...
Burimi:
javanews.al