Sot seancë plenare në Kuvend, 9 interpelanca me Ramën dhe ministrat! (RENDI I DITËS)

Sot seancë plenare në Kuvend, 9 interpelanca me Ramën dhe ministrat! (RENDI I DITËS)

kuvend TIRANË- Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar një sërë interpelancash.  Një grup deputetësh të grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë kërkuar interpelancë urgjente më kryeministrin Edi Rama. Gjithashtu edhe deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri kanë kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Megjithatë, nuk dihet nëse kreu i qeverisë do të jetë i pranishëm në seancën e sotme, megjithëse opozita këmbëngul për praninë e tij në sallën e Kuvendit. Një tjetër interpelancë urgjente do të mbahet me ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, e kërkuar nga deputetë të Partisë Demokratike.  Për ministren e Shëndetësisë Evis Sala janë 2 interpelanca të thirrura nga deputetët Sajmir Korreshi dhe Erisa Xhixho si dhe një pyetje-përgjigje nga deputeti Erald Kapri. Gjithashtu,...