Sot në 12:00 skadon afati për kandidaturat, Berisha ‘garon me veten’ për kreun e PD-së

Sot në 12:00 skadon afati për kandidaturat, Berisha ‘garon me veten’ për kreun e PD-së

Sot në mesditë përfundon afati për të gjithë ata që duan të garojnë për postin e kryetarit të partisë më të madhe të opozitës, Partisë Demokratike. I vetmi kandidat në garë deri tani është lideri historik i PD, Sali Berisha, i cili duket se do të jetë edhe kandidati i vetëm për drejtimin e PD-së në 4 vitet e ardhshme. Sipas udhëzimit të PD-së, që mban datën 18 mars, ata që duan të kandidojnë për të qenë kryetar i PD duhet të dorëzojnë dokumentacionin deri në orën 12:00 të datës 30 prill. Sipas udhëzimit, përveç integritetit të figurës, kandidati duhet të ketë pasur edhe një angazhim të paktën 10-vjeçar në PD. Po ashtu, kërkohet eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar ose rajonal në beteja politike dhe...