Agjencitë e reja do të kalojnë në filtër kostoje para se të krijohen

Agjencitë e reja do të kalojnë në filtër kostoje para se të krijohen

Qeveria do të duhet të kryejë një analizë organizative, funksionale dhe buxhetore përpara se të krijojë, bashkojë, ndryshojë ose mbyllë një institucion varësie apo agjenci autonome. Kërkesa përfshihet në ligjin nr. 63/2026 publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtare dhe që hyn në fuqi në muajin gusht, i cili ndryshon kuadrin ligjor për organizimin e administratës shtetërore. Analiza duhet të argumentojë arsyet e ndryshimit institucional, të vlerësojë performancën e strukturës ekzistuese dhe të shqyrtojë format alternative për kryerjen e funksionit. Në rastet kur propozohet një institucion apo agjenci e re, dokumentacioni duhet të shpjegojë pse funksionet nuk mund të kryhen në mënyrë efektive nga një strukturë e brendshme e ministrisë ose nga një institucion ekzistues. Analiza duhet të përfshijë edhe ndikimin buxhetor, numrin e punonjësve, rreziqet...