“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

Orë të vështira për Franco Baresi. Legjenda e Milanit ishte operuar në gusht të vitit të kaluar për heqjen e një noduli në mushkëri dhe po kalon një periudhë shumë të vështirë aktualisht. Sipas disa zërave që qarkulluan mbrëmjen e së mërkurës, gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar aq shumë, sa ish-shokë skuadre si Filippo Gali dhe zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini shprehën në internet ngushëllimet e tyre për vdekjen e ish-kapitenit të Milanit, pasi lajmi ishte përhapur nga disa media dhe portale online, raporton A2. Megjithatë, Baresi është ende duke luftuar dhe Milani përgënjeshtroi lajmin në kanalet zyrtare të klubit në rrjetet sociale: “AC Milan përgënjeshtron lajmet e rreme që kanë qarkulluar këto minuta lidhur me Franco Baresi. Franco po përballet me një moment delikat...