“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

Duke folur për Reformën Territoriale, gazetari Roland Qafoku ngriti alarmin se Skrapari do të zhduket nga harta me shkrirjen e dy bashkive të këtij rrethi. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Qafoku vuri në dukje se Skrapari është e vetmja zonë në Shqipëri ku nuk ka asnjë rrugë të re. “Ka një ide dhe një projekt për të zhdukur nga harta e bashkive, dy bashki të një rrethi, Skrapar dhe Poliçan. Unë jam nga ajo zonë dhe sigurisht që më lidh kjo gjë, por edhe sikur të mos isha, se si arrin që dikush hedh idenë që bashki të tilla të zhduken nga harta e bashkive, nuk arrij të them se çfarë mendje dhe zemre ka! Rruga Berrat-Skrapar është...