Skema Kombëtare në Bujqësi, Salla: 5 mijë aplikime deri tani, 1 muaj afat për t’u regjistruar
Janë hapur këtë të hënë (25 maj) aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes 2026për bujqësinë. Ministri i Bujqësisë, Andis Salla bëri me dije se afati për fermerët për të aplikuar do të jetë deri më 25 qershor, teksa theksoi se deri më tani interesi ka qenë i lartë. Në një konferencë për shtyp, ministri bëri me dije se 5 mijë aplikime janë kryer brenda pak orësh. “Deri tani janë mbi 5 mijë aplikantët e parë, ka një interes ndaj skemës kombëtare. Ka një afat një mujor, deri me 25 qershor. I kemi lënë akses të plotë fermerëve që të aplikojnë dhe të përfitojnë nga 12 masat e vëna në dispozicion. Ka një interes të shtuar”, u shpreh ai. Ministri theksoi se po punohet me 26...
Burimi:
javanews.al