‘Skandaloze’, Këlliçi: Kur ministrja serbe tha se do të bënte spastrim etnik në Kosovë, Rama lavdëroi Ballkanin e Hapur
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në një intervistë për Euronews Serbia, duke i cilësuar ato “skandaloze” dhe të papranueshme. Këlliçi shprehet se, ndërsa një ministre e qeverisë së Aleksandar Vuçiçit deklaronte se, po të ishte në vend të Millosheviçit, do ta kishte realizuar pastrimin etnik në Kosovë, Rama jo vetëm që nuk e dënoi këtë deklaratë, por zgjodhi të fliste me vlerësim për Serbinë dhe nismën e Ballkanit të Hapur. Deputeti e akuzoi kryeministrin se po rreshtohet politikisht në krah të Vuçiçit dhe e cilëson këtë qasje si një qëndrim të përsëritur gjatë 13 viteve të qeverisjes së tij. Reagimi: SKANDALOZE!!! Ditën që një ministre e Vuçiç deklaron në një intervistë se po të ishte...
Burimi:
sot.com.al