“Shuplaka” për Ramën vjen nga Franca, deputetja kritikon Macronin: Mos mbështesni një qeveri që mashtron vendin e saj

“Shuplaka” për Ramën vjen nga Franca, deputetja kritikon Macronin: Mos mbështesni një qeveri që mashtron vendin e saj

Eurodeputetja franceze Manon Aubry ka reaguar publikisht në lidhje me situatën politike në Shqipëri, duke kritikuar presidentin francez Emmanuel Macron për pritjen që i bëri kryeministrit Edi Rama dhe duke shprehur mbështetje për protestat që po zhvillohen në vend. Me këtë deklaratë, eurodeputetja franceze u shpreh kundër mbështetjes së pakushtëzuar ndaj qeverisë shqiptare, duke pretenduar se ajo po favorizon interesa të mëdha ekonomike në dëm të vendit dhe duke përshëndetur lëvizjen protestuese që është pagëzuar me emrin “Revolucioni i Flamingove Rozë”. Në një postim në rrjetet sociale, Aubry shkruan: “Edi Rama, kryeministri shqiptar, u prit dje nga Macron, ndërkohë që Shqipëria është në revoltë prej 23 ditësh. Franca nuk duhet t’i japë çek të bardhë një qeverie që po e shet vendin e saj interesave...