Shtyhet gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Është shtyrë për në 9 korrik seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit, Ilir Meta, i cili gjatë fjalës së tij në gjykatë kërkoi kryerjen e një ekspertize të pavarur financiare për pasuritë dhe të ardhurat e tij. “Kërkoj një ekspertizë të pavarur, duke përdorur metodologjinë e përdorur për prokurorët e gjyqtarët nga vettingu. Jam Ilir Meta. Emri im është fuqia ime. Nuk kam cenuar kurrë interes kombëtar, publik apo personal të askujt. Kam njohur vetëm rrogën e shtetit dhe edhe atë e kam depozituar në shtëpi. Kërkoj ekspertizë individuale dhe si familjar për periudhën që kam qenë bashkëshort. Të shihet çdo e ardhur e ligjshme qe kam pasur, e që rezulton në dokumentet e shtetit”, deklaroi ai para gjykatës. Meta deklaroi se deri javën e ardhshme do të...
Burimi:
javanews.al