“Ishte, është dhe do të mbetet iraniane”, Irani i përgjigjet presidentit Trump për Ngushticën e Hormuzit

“Ishte, është dhe do të mbetet iraniane”, Irani i përgjigjet presidentit Trump për Ngushticën e Hormuzit

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, ka hedhur poshtë deklaratat e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili tha se Uashingtoni synon ta shpallë Ngushticën e Hormuzit “territor amerikan”.“Ngushtica e Hormuzit nuk mund të kapet nga cicërimat në faqet e mediave sociale, as nga transportuesit e avionëve, as duke lëshuar një dekret, as nga fjalimet e fushatës”, shkroi ai përmes një postimi në X.Gharibabadi tha se Shtetet e Bashkuara kanë pësuar “disfata strategjike dhe të rënda” dhe se Uashingtoni duhet të “pranojë realitetin”.“Ngushtica e Hormuzit ishte iraniane, është iraniane dhe do të mbetet iraniane”, është e mbyllur dhe do të rihapet vetëm me “urdhër” nga Teherani. Për sa kohë që SHBA-të nuk e pranojnë disfatën e tyre, Irani do të vazhdojë të imponojë bllokadën”, shtoi...