“Në 51 bashki, numri i të moshuarve tejkalon atë të fëmijëve”, BIRN: Një Shqipëri që po zbrazet në periferi

“Në 51 bashki, numri i të moshuarve tejkalon atë të fëmijëve”, BIRN: Një Shqipëri që po zbrazet në periferi

Në 51 bashki të vendit numri i të moshuarve tashmë tejkalon numrin e fëmijëve, një tregues i trishtë për kataklizmën demografike me të cilën përballet Shqipëria.Pensioniste duke shfrytezuar rrezet e diellit dhe temperaturat e larta ne parkun ne Sheshin Skenderbej ne qender te Tiranes. Qeveria Rama ka akorduar bonusin e pranveres per pensionistet i cili ka filluar te shperndahet qe prej dites se hene, 3 Mars, 2025.Dokumentet mbi të cilat mbështetet reforma e re territoriale e propozuar nga mazhoranca ofrojnë një fotografi të polarizimit demografik të Shqipërisë, se si emigracioni dhe lëvizjet e brendshme kanë zbrazur qytetet e vogla dhe zonat rurale dhe popullsia është përqendruar në pak qendra urbane.“Reforma Administrativo-Territoriale 2.0”, dokumenti i hartuar nga ekspertët e PS-së në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, identifikon...