Shtresa e mesme më e prekur nga kriza, ish-ministri i Financave: Politika duhet të krijojë kushte për rritjen e të ardhurave

Shtresa e mesme më e prekur nga kriza, ish-ministri i Financave: Politika duhet të krijojë kushte për rritjen e të ardhurave

Çdo krizë ekonomike lë gjurmë, por jo mbi të gjithë në të njëjtën masë. Rritja e çmimeve, inflacioni dhe kostot më të larta të jetesës rëndojnë më shumë mbi familjet me të ardhura të ulëta dhe po ushtrojnë presion edhe mbi shtresën e mesme, e cila në Shqipëri mbetet ende e brishtë. Ndërsa diferenca mes atyre që kanë më shumë dhe atyre që kanë më pak vijon të zgjerohet, ekspertët paralajmërojnë se tkurrja e shtresës së mesme mund të ketë pasoja afatgjata për ekonominë. Anastas Angjeli, ish-ministër i Financave dhe akademik, shprehet për A2: “Në periudha krize, goditjen më të madhe e merr shtresa e mesme, sepse të ardhurat e saj nuk rriten me të njëjtin ritëm me çmimet. Kur fuqia blerëse bie, familjet detyrohen...