Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka paralajmëruar shtimin e kontrolleve në të gjithë vendin për ndotjen akustike, duke theksuar se zhurmat e tepërta nuk mund të cenojnë qetësinë e qytetarëve dhe turistëve. Ai bëri të ditur se Policia e Shtetit ka nisur monitorime të vazhdueshme në kuadër të sezonit turistik, me synimin për të garantuar një atmosferë të qetë dhe të sigurt për çdo pushues, familje dhe vizitor. Lamallari, ka theksuar se muzika e lëshuar mbi normat e përcaktuara nuk do të tolerohet dhe se çdo shkelje do të ketë pasoja ligjore. “Në zbatim të udhëzimit të rishikuar për nivelin e lejuar të zhurmave, Policia e Shtetit po kryen monitorime në të gjithë vendin për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurt...
Burimi:
javanews.al