“Shteti pa drejtësi nuk është shtet”, Gogu: Reforma nuk është vetëm kërkesë europiane, por…
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka nënvizuar rëndësinë e konsolidimit të Reformës në Drejtësi gjatë një vizite në Berlin. Në një postim në rrjetet sociale, Gogu ndau një reflektim nga vizita e tij në Neues Museum, duke e lidhur simbolikën e drejtësisë me rrënjët e saj historike. Ministri theksoi se Reforma në Drejtësi përfaqëson jo vetëm një angazhim ndaj standardeve europiane, por edhe një vlerë themelore për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe forcimin e institucioneve demokratike në vend. “Midis takimeve në Berlin, një moment në Neues Museum. Peshorja e drejtësisë, simboli i njohur në gjykatat tona i ka rrënjët 4,000-vjeçare këtu, në konceptin egjiptian të Ma’at: e vërteta, barazia, rendi. Reforma e drejtësisë që po ndërtojmë nuk është vetëm kërkesë europiane. Është vazhdim...
Burimi:
javanews.al