‘Shteti ka dështuar të gjejë viktimat e diktaturës’, Tabaku nga Spaçi: Asnjë familje nuk duhet të mbetet pa përgjigje

‘Shteti ka dështuar të gjejë viktimat e diktaturës’, Tabaku nga Spaçi: Asnjë familje nuk duhet të mbetet pa përgjigje

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ishte sot në ish-burgun dhe kampin famëkeq të Spaçit, ku, së bashku me ambasadorë, përfaqësues të trupit diplomatik, ish-të dënuar politikë, familjarë të viktimave, historianë dhe studiues, mori pjesë në një aktivitet kushtuar kujtesës, rezistencës ndaj diktaturës dhe detyrimit të shtetit për të zbardhur fatin e viktimave të komunizmit. Në fjalën e saj, Tabaku e vendosi në qendër të diskutimit publik jo vetëm domosdoshmërinë e ruajtjes së Spaçit si muze dhe vend kombëtar kujtese, por mbi të gjitha dramën njerëzore të mijëra viktimave që ende nuk kanë një varr të identifikuar. Sipas saj, më shumë se tri dekada pas rënies së regjimit komunist, Shqipëria vazhdon të mbajë mbi supe peshën e një heshtjeje të papranueshme ndaj krimeve të diktaturës....