“Shqiptarët nuk janë më delja e zezë”, avokati komenton raportin e IBAR: Qeveria të zbatojë rekomandimet
Europa po i jep Shqipërisë një shans real për t’u afruar me BE-në, por këtë herë po kërkon rezultate konkrete dhe jo më vetëm premtime politike. Raporti IBAR, një raport vlerësimi që BE bën për të parë nëse Shqipëria ka përmbushur kushtet kryesore në fushat më sensitive të negociatave, do tu kalojë të premten ambasadorëve të BE-së. Pikërisht për këtë u diskutua pasditen e së enjtes në emisionin “Studio Live” në Report TV, ku të ftuar ishin këshilltari socialist në Bashkinë e Tiranës Alfred Kika Muharremi dhe avokati Romeo Kara. Muharremi e interpretoi raportin si një goditje ndaj narrativës së opozitës se procesi i integrimit ishte bllokuar. “Më në fund u mbyllën gojët e liga dhe hajet e opozitës që shpreheshin se integrimi në BE është i bllokuar dhe se...
Burimi:
javanews.al