Shqiptarët në protestë kundër qeverisë/ Televizioni publik zviceran kritika Ramës: Gjithnjë e më autokrat

Shqiptarët në protestë kundër qeverisë/ Televizioni publik zviceran kritika Ramës: Gjithnjë e më autokrat

Media publike zvicerane Schweizer Radio und Fernsehen (SRF) i ka kushtuar një artikull kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke vënë në kontrast protestat që zhvillohen në Shqipëri kundër tij me pjesëmarrjen e tij si artist në panairin prestigjioz të artit Art Basel në Zvicër. Sipas SRF, ndërsa në Shqipëri protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës, në Bazel ai është i pranishëm si artist, me një nga veprat e tij të ekspozuara në kuadër të programit “Art Parcours”, pranë urës historike Mittlere Brücke në qendër të qytetit. Artikulli ndalet edhe te debatet e shkaktuara nga udhëtimi i Ramës në Zvicër. Mediat dhe rrjetet sociale në Shqipëri kanë shpërndarë një video ku kryeministri shfaqet në një aktivitet në Bazel, duke nxitur reagime dhe kritika nga kundërshtarët e tij politikë....