“Shqipëria nis fazën e re të negociatave me më shumë kushte nga BE”, Bardhi: PD ka bërë gati paketën me 3 nisma…

“Shqipëria nis fazën e re të negociatave me më shumë kushte nga BE”, Bardhi: PD ka bërë gati paketën me 3 nisma…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka dhënë një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ku u ndal te procesi i integrimit europian të Shqipërisë. Sipas Bardhit, vendi po nis një fazë të re të negociatave me Bashkimin Europian, por me më shumë kushte dhe me më pak besim nga ana e Brukselit. Ai bëri me dije se janë plot 34 kushte të BE-së që lidhen me luftën kundër korrupsionit, patronazhimit, imunitetit politik dhe pastrimit të parave. Gjatë fjalës së tij, Bardhi theksoi se Bashkimi Europian ka vendosur kritere të qarta sa i përket standardeve demokratike në vend. “BE vendos kushte për zgjedhje të lira, komisione hetimore funksionale dhe një konkurrencë të ndershme”, u shpreh kreu i grupit të PD-së. Për...