“Shqipëria model për të tjerët!” Balla: Anëtarësimi me faza s’na dëmton, mbyllja e negociatave deri në 2027
taulant balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli këtë të enjte për mediat jashtë Parlamentit mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai njoftoi se gjatë vizitës së tij tre-ditore në Gjermani, Shqipëria ka marrë vlerësime pozitive për Reformën në Drejtësi, duke u konsideruar si model për vendet e tjera aspirante. Sa i përket propozimit të anëtarësimit gradual në BE, sipas Ballës kjo nuk e dëmton Shqipërinë, ndërsa ambicia mbetet mbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027. “Jemi në përmbyllje të një jave brenda së cilës BE në respekt të procedurave burokratike kalon nga grupi i punës te Komiteti i Përfaqësuesve nesër ku në njëfarë mënyre miratohet gjithë ajo punë kolosale e bërë nga shumë institucione shtetërore të...
Burimi:
zeri.ai