“Shqipëria më afër BE”, UET prezanton tekstin e integrimit për studentët e gazetarisë, ish-ministrja: Më pranë anëtarësimit

“Shqipëria më afër BE”, UET prezanton tekstin e integrimit për studentët e gazetarisë, ish-ministrja: Më pranë anëtarësimit

Ish-sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit dhe ish-Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu deklaroi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është më afër se kurrë. “Nuk është aq larg sa dje, por është një vendim totalisht politik i Brukselit. Kemi humbur shumë kohë jo për faj të Europës, jo për faj të Brukselit, por për fajin tonë”, u shpreh Majlinda Bregu. Zv.Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, shpjegoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE ka tanimë një kalendar kohor të përcaktuar. “Ku dëgjojmë për mbylljen e negociatave bredna vitit të ardhshëm, kemi një angazhim për ta mbyllur integrimin brenda kësaj dekade”, tha Fino. Por gjatë të gjithë procesit publikut i është servirur një terminologji aspak e thjeshtë për...