Shqipëria mbyll tre kapitujt e parë me BE-në, Kumbaro: Arsimi i hapi rrugën suksesit në negociata!
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrimit në Konferencën e IX Ndërqeveritare Shqipëri – BE. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro e cilësoi këtë një moment të rëndësishëm për rrugëtimin europian të Shqipërisë. “Mbyllja e negociatave për Kapitullin 25 ‘Shkenca dhe Kërkimi Shkencor’ dhe Kapitullin 26 ‘Arsimi dhe Kultura’, përpos të qenit një sukses teknik në procesin e integrimit, është mbi të gjitha një dëshmi se kur vizioni shoqërohet me punë intensive, rezultatet vijnë”, tha ajo. Ministrja theksoi se kjo arritje është fryt i një procesi të gjatë, me reforma, punë intensive dhe angazhim të vazhdueshëm të ekipeve të Ministrisë së Arsimit, duke nënvizuar se arsimi ishte fusha që i hapi rrugën mbylljes së kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian. Kumbaro vlerësoi mbështetjen...
Burimi:
javanews.al