Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Rama: Nuk ka kthim pas! Kos: Tani edhe më shumë përkushtim për reformat

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë, Rama: Nuk ka kthim pas! Kos: Tani edhe më shumë përkushtim për reformat

Shqipëria vijon me progresin sa i përket procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, teksa konferenca e nëntë ndërqeveritare në Bruksel, solli mbylljen e tre kapitujve të parë. Bëhet fjalë për kapitullin e politikës së jashtme, arsimin dhe kulturën dhe kërkimin shkencor. Në një dalje për mediat, Kryeministri Edi Rama u shpreh se vlerësimi pozitiv nga Brukseli e bën Shqipërinë të jetë optimiste për të arritur objektivat e dakordësuara që prej fillimit. “Nëse atmosfera do të vazhdojë të jetë ajo çfarë kemi përjetuar gjatë kësaj periudhe të fundit, çdo gjë do të jetë aty ku duhet dhe çdo detyrë shtëpie do të bëhet si duhet. Deri tani nuk kemi ndonjë arsye të besojmë se do të ketë një ndryshim të atmosferës”, tha Rama. Ndërkohë, Komisionerja për...