Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha takon homologun kroat: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin

Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha takon homologun kroat: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin

Deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se Kosova është pjesë e Serbisë, dhe të ministres së tij, Snezhana Paunoviç, për spastrimin etnik të Kosovës, u dënuan ashpër nga ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha. Në një konferencë nga Tirana me homologun e Kroacisë, shefi i diplomacisë shqiptare u ndal te kjo çështje. “Theksuam rëndësinë e veçantë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky proces nuk mund të ndërtohet mbi revizionizmin historik, mohimin e fakteve, lartësimin e kriminelëve të luftës apo përmes retorikave nacionaliste, përçarëse dhe deklaratave të papranueshme që relativizojnë, justifikojnë ose u japin jehonë krimeve të luftës dhe politikave të dënuara si nga drejtësia ndërkombëtare, ashtu edhe nga ndërgjegjja njerëzore”. Ministri Ferit Hoxha iu përgjigj drejtpërdrejt deklaratave të Vuçiç për marrëveshjen ushtarake mes Tiranës, Zagrebit...