“Shqipëria është shumë afër integrimit europian”, Spaho i përgjigjet ish-zv.ministres socialiste: Ja pse Rama nuk duhet të ikë nga presioni i protestave

“Shqipëria është shumë afër integrimit europian”, Spaho i përgjigjet ish-zv.ministres socialiste: Ja pse Rama nuk duhet të ikë nga presioni i protestave

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmons Spaho, thotë se pavarësisht thirrjes që i bën kryeministrit Edi Rama për të mos dhënë dorëheqjen nga presioni i protestave që po zhvillohen prej 28 ditësh në Tiranë, pasi kjo të dëmtonte rëndë Shqipërinë në një kohë që vendi është më afër se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Europian, ai mbetet sërish kritik dhe antagonist i thekur i shefit të qeverisë. I kritikuar nga ish-zëvendësministrja socialiste e Financave, Irena Beqiraj, për mesazhin “dëmi më i madh që do i bëje ketij vendi nuk janë e shkuara jote, por nëse do të ikje nga presioni i kësaj proteste neomarksiste, islamisto-fondamentaliste, antitrampiste, përçarëse midis shqiptarëve në rajon dhe kunder integrimit të Shqipërisë në BE” që përmes rrjeteve sociale i dërgoi Ramës, Spaho i përgjigjet ish-zyrtares së kryeministrit se “do apo nuk...