Shqipëria dhe Gjermania firmosin paketën 114 milionë euro për energjinë/ Ja ku do të investohen fondet

Shqipëria dhe Gjermania firmosin paketën 114 milionë euro për energjinë/ Ja ku do të investohen fondet

Shqipëria dhe Gjermania kanë thelluar bashkëpunimin në sektorin energjetik me nënshkrimin e tre marrëveshjeve të reja financimi me një vlerë totale prej rreth 114 milionë eurosh. Paketa përfshin hua dhe grante që do të përdoren për modernizimin e infrastrukturës energjetike dhe për projekte me ndikim publik. Marrëveshjet u firmosën mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe qeverisë gjermane përmes bankës së zhvillimit KfW, në prani të ministrit Enea Karakaçi dhe ambasadorit gjerman Karl Bergner. Një nga projektet kryesore lidhet me digjitalizimin dhe rritjen e eficiencës së sistemit të transmetimit të energjisë elektrike, duke synuar automatizimin e proceseve dhe përmirësimin e menaxhimit të rrjetit. Një marrëveshje tjetër parashikon rehabilitimin e hidrocentralit të Vaut të Dejës, një prej impianteve më të rëndësishme energjetike në vend, me synim...