‘Shpopullimi, me kohë Shqipëria ka filluar pikiatën’, Malaj: Fshatrat po kthehen në zona fantazmë!
Shqipëria ndodhet në një fazë kritike të rënies demografike, e cila nuk konsiderohet më thjesht një fenomen migrator, por një zbrazje masive e vendit. E ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’ në Syri Tv, ish ministrja e Arsimit, Nora Malaj tha se "pikiata" ka filluar prej gati një dekade dhe po përshpejtohet me ritme alarmante. Largimet nuk përfshijnë vetëm të rinjtë, theksoi ajo, por të gjithë strukturën familjare, veçanërisht prindërit në moshë aktive për punë, duke shkaktuar pasoja të rënda zinxhir në shoqëri. Fenomeni ka goditur më shumë arsimin, ku bankat e shkollave dhe auditorët e universiteteve po mbeten bosh, ndërsa një numër i madh institucionesh arsimore tashmë kanë kyçur dyert. Paralelisht, fshatrat shqiptare po kthehen në zona fantazmë. Ky trend, u shpreh ish ministrja Malaj,...
Burimi:
syri.net