Shpërthen rebelimi në PS, pritet distancimi i 8 deputetëve nga Edi Rama, kërkohet spastrimi i partisë nga banda…
Partia Socialiste duket se është mbërthyer nga një revoltë e paprecedentë dhe një rebelim i brendshëm që prite të tronditë themelet e mazhorancës. Largimi i papritur i deputetes socialiste, Marjana Koçeku, e njohur si “Neomalësorja”, nga grupi parlamentar i PS-së për t’iu bashkuar hapur protestave qytetare në Tiranë, është vetëm shkëndija e parë e këtij “zjarri” politik. Para zonjës Koçeku, ka qenë ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila ka thyer çdo tabu duke dalë hapur kundër lidershipit të Edi Ramës. Ish-ministrja Spiropali po udhëheq një rrymë që kërkon me ngulm distancimin emergjent të partisë nga ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila ndodhet nën rrethin e zjarrtë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për shkak se po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash. Ky nuk është thjesht...
Burimi:
sot.com.al