Shoqatat e Biznesit, 6 kërkesa qeverisë për shkak të rritjes së çmimit të naftës
Shoqatat e Biznesit, përmes një deklarate për media këtë të mërkurë, 22 prill, kanë kërkuar që ndërhyrje fiskale dhe mekanizma të përkohshme të stabilitetit të tregut, pas lëkundjeve në ekonominë vendase për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme. Kërkesa e tyre bazohet në krizën e karburantëve dhe rritjes së çmimeve, gjë që pasojnë në uljen e fuqisë blerëse dhe dobësimin e konkurrueshmërisë së bizneseve shqiptare në rajon sipas shoqatës. Më poshtë renditen gjashtë kërkesat e bëra: Rishikimi i barrës fiskale Është e domosdoshme rishikimi i përkohshëm dhe fleksibël i barrës fiskale mbi karburantet. Struktura aktuale e çmimit përfshin një peshë të konsiderueshme taksash, e cila rëndon mbi biznesin dhe konsumatorin. Një ndërhyrje e targetuar do të ndihmonte në stabilizimin e tregut. Masa të tilla...
Burimi:
javanews.al