Shkurti: Kush është armiku i huaj që përmend Rama? Vengu: Informacion i klasifikuar
Kush po e drejton protestën? Çfarë po ndodh në Shqipëri? Këto ishin disa nga pyetjet që u ngritën mbrëmjen e sotme në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. I ftuar në studio, analisti Armir Shkurti pyeti deputetin socialist Pirro Vengu se kush janë armiqtë e huaj që po nxisin protesta në Shqipëri, për të cilët flet kryeministri Edi Rama. Vengu theksoi se i respekton protestuesit, por se gjithmonë duhet pasur kujdes, sepse mund të ketë edhe elementë dashakeqë ndaj vendit tonë. Megjithatë, sipas tij, deklaratat e kryeministrit lidhen me informacione të klasifikuara. Pjesë nga biseda: Shkurti: Unë kam ardhur këtu për protestën. Ajo që unë këmbëngul është se shqiptarët do ta çojnë deri në fund protestën kundër regjimit. Janë 35...
Burimi:
vizionplus.tv