Shkolla e re në Shushicë drejt përfundimit, Rama: Mjedis dinjitoz për 350 nxënës dhe 35 mësues

Shkolla e re në Shushicë drejt përfundimit, Rama: Mjedis dinjitoz për 350 nxënës dhe 35 mësues

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale ecurinë e punimeve për ndërtimin e Shkollës së Shushicës në Elbasan, duke theksuar se investimi po avancon me ritme të mira dhe së shpejti do të jetë gati për të pritur 350 nxënës dhe 35 mësues. Përmes një postimi në Facebook, Rama bëri të ditur se projekti po realizohet nga Ministria e Arsimit dhe Bashkia Elbasan, me synimin për të ofruar kushte më cilësore dhe më të sigurta për procesin mësimor. Sipas kryeministrit, godina e re është projektuar për të garantuar një mjedis dinjitoz për nxënësit dhe stafin pedagogjik, me klasa, laboratorë, ambiente të përbashkëta dhe hapësira të menduara për të nxitur bashkëpunimin, kreativitetin dhe zhvillimin e talenteve të fëmijëve. Rama theksoi gjithashtu se Shkolla e Shushicës...