Shkelje me fondet në fushatën e 11 majit, KQZ propozon gjoba për partitë dhe kandidatët

Shkelje me fondet në fushatën e 11 majit, KQZ propozon gjoba për partitë dhe kandidatët

Foto ilustruese TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pritet të shqyrtojë nesër një projektvendim që lidhet me auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar gjetjet e raportit pas përfundimit të auditimit të financimeve të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.  Sipas raporti, janë konstatuar shkelje në raportimin financiar të një sërë partish politike dhe kandidatëve të listave shumemërore. Sakaq, KQZ ka propozuar marrjen e masave administrative për disa subjekte politike dhe kandidatë. Bëhet fjalë për gjoba që parashikohen në shuma të tilla, nga 100 mijë deri në 3 milionë lekë, në varësi të nivelit të shkeljes së konstatuar, bazuar në nenin 173 të Kodit Zgjedhor. Në raport evidentohet...