Shiu nuk e ndal/ Kreu i PD, Sali Berisha del nga selia blu, niset drejt Kryeministrisë për t’ju bashkuar protestuesve
Shiu nuk e ndal/ Kreu i PD, Sali Berisha del nga selia blu, niset drejt Kryeministrisë për t’ju bashkuar protestuesve Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë nga selia e partisë, i shoqëruar nga drejtuesit më të lartë të PD-së, për t’iu bashkuar protestës kombëtare që po zhvillohet para Kryeministrisë. Berisha është shoqëruar nga qindra mbështetës demokratë, të cilët ishin mbledhur më herët në selinë e PD-së dhe më pas janë nisur drejt bulevardit për t’iu bashkuar protestës. Siç shihet edhe nga pamjet, pjesëmarrja deri në këto momente është e lartë nga mbështetës të opozitës
Burimi:
sot.com.al