“Sheshi është thjesht studio xhirimi, protesta bëhet në rrjet”, Rama: Gënjeni e frikësoni njerëzit dhe bëni para me klikime

“Sheshi është thjesht studio xhirimi, protesta bëhet në rrjet”, Rama: Gënjeni e frikësoni njerëzit dhe bëni para me klikime

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, duke iu referuar protestave dhe debatit publik të krijuar rreth projektit në zonën e Zvernec. Rama u shpreh se reagimet dhe protestat e lidhura me projektin janë ndikuar nga mënyra se si funksionojnë rrjetet sociale dhe algoritmet, të cilat sipas tij shpërblejnë përmbajtjet e forta emocionale dhe konfliktuale. Sipas tij, në këtë mënyrë krijohet një realitet ku zemërimi dhe frikësimi marrin më shumë vëmendje se argumenti dhe faktet, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në mënyrën se si formohet opinioni publik rreth çështjeve lokale si Zverneci. Rama: “Algoritmi është aty për të shpërblyer konfliktin. Shpërblen frikësimin e të tjerëve, sepse frikësimi prodhon klikime, klikimet prodhojnë kohë, dhe koha prodhon para. Dhe kështu,...