Shehu: Rilindja po bllokon një ligj jetik për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve

Shehu: Rilindja po bllokon një ligj jetik për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve

Nga Tritan Shehu Rilindja bllokon diskutimin e ‘Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve’, shqiptarët duhet të reagojnë fort ndaj kësaj taktike për një çështje madhore. Një ligj urgjent ky, për të penguar indoktrinimin e këtyre brezave nga propaganda e Gender Fluid, Gender Ideologjik, përdorimit të hormoneve e kirurgjisë për transformim të seksit, Woke Society, familjes jashtë asaj të shenjtë, abortit. Një ligj ai, që kërkon të forcojë rolin dhe pjesëmarrjen e prindërve në këto përballje të rrezikshme për të rinjtë. Diskutimi për këtë projektligj ishte planifikuar të fillonte në ‘Komisionin Parlamentar për Edukimin, Shkencën dhe Sportet’, të hënën, ora 12:00. Por përfaqësuesit e maxhorancës njoftojnë befasisht anulimin e këtij kalendari të miratuar, me ‘arsyen se nuk janë akoma gati për një diskutim të...