Shehaj: SPAK ka prodhuar më shumë show se rezultate, dosjet e bujshme janë pa një fund konkret…

Shehaj: SPAK ka prodhuar më shumë show se rezultate, dosjet e bujshme janë pa një fund konkret…

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, e ftuar në emisionin “Task-Forcë” në SYRI TV, ka kritikuar funksionimin e SPAK dhe mënyrën e hetimit të dosjeve të bujshme në vend. Sipas saj, pas disa vitesh funksionimi, institucionet e drejtësisë nuk kanë prodhuar rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa shumë çështje të rëndësishme vijojnë pa përgjegjësi reale dhe pa pasoja për personat e përfshirë. Brisida Shehaj: Mos prisni interpelanca për çështjen e AKSHI-t. Po do të kthehemi te ajo që po thosha. Kemi gjashtë vite, në vitin e shtatë SPAK-un. Ben Kraja fjeti gjumë. Altin Dumani bëri shou. Klod Braho nuk e di çfarë emri do i vëmë në vitin e tretë apo kur të lëri mandatin e Klodian Brahos, sepse po të...