Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga Kuvendi/ Manja: PS do të depozitojë kallëzim në SPAK!
Sekretariati i Etikës mori vendimin për përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt nga Kuvendi. Vendimi do të hyjë në fuqi nga muaji shtator. Agron Shehaj u përjashtua pasi vodhi dokumentet e marrëveshjes 302 milionë dollarëshe me SHBA nga ambientet e Kuvendit. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja se Partia Socialiste do të depozitojë në SPAK kallëzimin për Agron Shehajn. “Elementët e veprës penale nuk janë kompetencë e këtij sekretariati. Do ketë një referim të kallëzimit ndaj Shehajt në SPAK dhe të gjithë elementët që kanë të bëjnë me shkelje të konfidencialitetit, nxjerrjen e dokumentit jashtë asaj salle por edhe me veprimet që pasuan nxjerrjen e këtij dokumenti, i takon organeve hetimore”, deklaroi Manja.
Burimi:
sot.com.al