‘Serbia e Vuçiçit, aleate e Ramës’, Mediu: Qartësisht armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar

‘Serbia e Vuçiçit, aleate e Ramës’, Mediu: Qartësisht armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar

Kryetari i PR, Fatmir Mediu ka reaguar ndaj deklaratave të ministres serbe se do kishte bërë spastrim etnik në Kosovë, nëse do ishte në vend të Millosheviçit. Reagimi i Fatmir Mediut: Qeveria e Vuçiçit, e përfaqësuar nga ministrja kriminale, bën thirrje për spastrim etnik. Ky qëndrim nuk ka të bëjë me historinë apo me mosdënimin e krimeve, por flet për realitetin e sotëm dhe për qëllimet kriminale të regjimit të Vuçiçit. Serbia e Vuçiçit mund të jetë aleate e Ramës, por është qartësisht armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar. Çdo politikë e Vuçiçit dhe e qeverisë serbe synon aneksimin e Kosovës dhe eliminimin e shqiptarëve. As deklaratat e ministres së Vuçiçit dhe as armatosja marramendëse e Serbisë nuk mund të shihen si...